VIDEO/ Aksident horror për ish-sulmuesi i Anglisë, shikoni në çfarë gjendje përfundon makina e tij

Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur për ish-sulmuesin e Liverpulit, Endi Keroll, i cili është përfshirë në një aksident të frikshëm me makinë.

Anglezi ka përplasur kokë më kokë makinën e tij Mercedes me një vlerë prej 130 mijë paundësh, me një Ford Fiesta.

Për 33-vjeçarin duket se nuk pati asnjë problem, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër u dërgua menjëherë në spital për shkak të disa dhimbjeve që po ndjente në gjoks.

Collage Maker-12-Sep-2022-01.05-PM

Dëshmitarët që ndodheshin pranë vendit ku ndodhi ngjarja u shprehën se ishte një aksident vërtet horror dhe ishin me fat që nuk pati asnjë humbje jete.

Ndërkohë “The Sun” publikoi një video ku tregohej se në çfarë gjendje kishin përfunduar të dyja makinat.

VIDEO/ Aksident horror për ish-sulmuesi i Anglisë, shikoni në çfarë gjendje përfundon makina e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook