Plagosi me thikë 2 vëllezërit e mitur, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë

Kavaje Policia

Policia e Sarandës ka vendosur në pranga 43-vjeçarin I. D., i cili dyshohet se ka plagosur me thikë dy vëllezërit e mitur, K. G., 17 vjeç dhe K. G., 19 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar për krime ndaj personit.

Plagosi me thikë 2 shtetas dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, pas një pune të pandërprerë dhe të mirorganizuar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Four”, në lagjen nr.4 Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

– I. D., 43 vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2022, në lagjen nr.4 Sarandë, në rrugën “Mitat Hoxha”, ku shtetasi I. D. ka plagosur me armë të ftohtë (thikë), shtetasit K. G., 17 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Plagosi me thikë 2 vëllezërit e mitur, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook