Princ Harry i pikëlluar sepse nuk do të veshë uniformën ushtarake në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth. Por pse i ndalohet kjo gjë?

Princi Harry nuk mund të veshë uniformën e tij ushtarake në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, thonë burimet mbretërore për ‘Page Six’ dhe ai duke se është i pikëlluar nga ky fakt.

Dukës së Sussex-it iu hoqën titujt e tij ushtarakë kur u largua nga jeta mbretërore në vitin 2020 dhe u transferua në Kaliforni me gruan e tij, Meghan Markle. Pjesa tjetër e burrave në familjen e tij do të veshin uniformë të plotë në funeralin e monarkes në Westminster Abbey në 19 shtator. 

Një burim mbretëror tha, “Jam i sigurt që Harry do të jetë i trishtuar që të mos veshë uniformën e tij ushtarake në funeralin e Mbretëreshës. ”

Asnjë nga fëmijët apo nipërit e Mbretëreshës nuk veshi uniformat ushtarake në funeralin e bashkëshortit të saj Princit Philip në prill 2021. Vendimi ishte marrë për të shmangur çdo siklet që mund të ‘errësonte’ ceremoninë. Thyerja e traditës i pa burrat të veshur me pallto dhe medalje ndërsa ata ecnin pas arkivolit të Dukës së Edinburgut për në shërbimin që u bë në kapelën e Shën Gjergjit në Windsor, Angli.

Harry, 37 vjeç, është një veteran lufte që ka patur shërbim aktiv në vijën e frontit në Afganistan, ku qëlloi mbi talebanët nga një helikopter Apache. Në funeralin e Philip, Harry u fotografua me tre medalje në gjoks dhe yllin për nderin e tij Knight Commander of the Royal Victorian Order, dhënë nga Mbretëresha në 2015. Hera e fundit që ai u pa me uniformë ishte në Festivalin Mountbatten i Muzikës në Royal Albert Hall në Londër më 7 Mars 2020, pak para se të transferohej në SHBA.

Midis tyre ishte ai që mori për turneun e tij të detyrës në Afganistan, si dhe medalje për jubiletë e arit dhe diamantit të Mbretëreshës.Harry humbi tre tituj nderi ushtarak kur u largua nga Mbretëria e Bashkuar. “Duka dhe Dukesha e Sussex-it i kanë konfirmuar Madhërisë së Saj Mbretëreshës se ata nuk do të kthehen si anëtarë të familjes mbretërore”, tha pallati në një deklaratë në atë kohë.

“Pas bisedave me Dukën e Edinburgut, Mbretëresha ka shkruar duke konfirmuar se duke u larguar nga puna e familjes mbretërore, nuk është e mundur të vazhdohet me përgjegjësitë dhe detyrat që vijnë me një jetë shërbimi publik. Emërimet e nderit ushtarak dhe patronazhet mbretërore të mbajtura nga Duka dhe Dukesha e Sussex do t’i kthehen Madhërisë së Saj, përpara se të rishpërndahen midis anëtarëve punonjës të familjes mbretërore.”

Harry dhe Markle u ribashkuan me Princin William, tani Princ i Uellsit, dhe gruan e tij, Kate Middleton, tani Princesha e Uellsit, të shtunën jashtë kështjellës Windsor për të parë homazhet me lule dhe për të folur me njerëzit. 

Princ Harry i pikëlluar sepse nuk do të veshë uniformën ushtarake në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth. Por pse i ndalohet kjo gjë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook