ZYRTARE/ Vazhdojnë largimet te Egnatia, sulmuesi i skuadrës i jep lamtumirën rrogozhinasve

Vazhdon seria e largimeve te Egnatia, ku pas mesfushorëve Demir Imeri, Bruno Telushi dhe Guilherme Eller duket se dhe sulmuesi Artur Magani ka vendosur t’i jap lamtumirën rrogozhinasve në ditën e sotme së bashku me portierin Klevisi Hasanbelli.

magani

Magani ka njoftuar gjithçka nëpërmjet një postimi në “Facebook” ku ka falënderuar klubin, shokët e skuadrës dhe tifozët për dy vitet e kaluara në klub, ku ka theksuar momentet shumë të mira të kaluara.

27-vjeçari ka njoftuar se nga dita e sotme është një lojtar i lirë dhe pritet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës në karrierën e tij, me Egnatian që gjithashtu ka lajmëruar largimin e dy lojtarëve me një postim në “Facebook”.

POSTIMI NË FACEBOOK:

EGANITA:

– Njoftim
✍️ Klub Futboll Egnatia njofton se ka nderprerë bashkëpunimin me sulmuesin Artur Magani dhe portierin Klevisi Hasanbelli.
Klubi i uron suksese në karrirë dy futbollistëve,
Magani & Hasanbelli ishin pjesë e suksesit historik duke ngjitur Egnatian në Kategorine Superiore.
– Suksese

MAGANI:

Përshëndetje! Ishte kënaqësi të isha pjesë e Egnatias.Në këto dy vite kemi kaluar shumë momente të mira me të gjithë shokët e skuadrës .Falënderoj të gjithë tifozët e mrekullueshëm ULTRAS EGNATIA per mbeshtetjen e vazhdueshme .
Nga sot jam lojtar i lire .
FALEMINDERIT!

Arena e Lajmit


Loading…

ZYRTARE/ Vazhdojnë largimet te Egnatia, sulmuesi i skuadrës i jep lamtumirën rrogozhinasve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook