Interi duket se e ka përzgjedhur tashmë zëvendësuesin e Perisiç, me zikaltërit që duken shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Kaljarin për transferimin e Raul Bellanovës.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, 22-vjeçari do të zyrtarizohet së shpejti si futbollisti me i ri i Interit, me italianin i cili do të konkurrojë gjermanin Gosens për vendin e lënë bosh nga Ivan Perisiç.
Bellanova do të transferohet te zikaltërit për një shumë prej 8 milionë eurosh dhe do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin.
Arena e Lajmit
Loading…