Specialisti i menaxhimit të të dhënave në Policinë e Shtetit kapet i dehur në timon, AMP e referon arrestimin e 33-vjeçarit në Prokurori

1200 630 Policia Rrugore

Drejtoria e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor materialet e arrestimit në flagrancë të shtetasit K.D., 33 vjeç, me detyrë punonjës civil me pozicionin Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në datë 16.08.2022, është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në rrugën “Sulejman Delvina” ndërsa drejtonte mjetin tip “Mercedes Benz” nën efektin e pijeve alkoolike.

Veprimet proceduriale u referuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”.

Specialisti i menaxhimit të të dhënave në Policinë e Shtetit kapet i dehur në timon, AMP e referon arrestimin e 33-vjeçarit në Prokurori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook