“Nga këshilltar i Ballukut u bë drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve!”, Berisha: S’keni interesa për shkencën, por për të vjedhur

Berishaaa

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se qeverisë ‘Rama’ nuk i intereson shkenca, por të vjedhë.

Ai tha se këshilltari i ministres Balluku u bë drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve.

“Si ka mundësi që i ndaluat doktoratat 8 vite në universitete? E dini çdo të thotë t’u ndalosh studiuesve doktoratën? Çfarë kërkimi shkencor do të bëjnë ata për tezat e tyre që duhet të zhvillojnë? E keni kryekëput për të vjedhur. Po çfarë kërkimi shkencor keni nevojë të bëni ju kur keni shpikur nga laboratori i qeverisë rritjen me 600 herë të fitimit në 4 muaj? A ekziston kund në botë një standard i tillë? Shikoni ku ju shkon vjedhja ju, me vjedhje ju shumëfishoni me 600 herë suksesin. Dhe për meritë, nga këshilltar i Ballukut bëhet drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve tjetri. Keni ju interesa për shkencën? Absolutisht vetëm për të vjedhur.”, tha ai.

“Nga këshilltar i Ballukut u bë drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve!”, Berisha: S’keni interesa për shkencën, por për të vjedhur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook