Një lajm i keq dhe një i mirë për Barcelonën në suksesin kundër Majorkës.
Lajmi i mirë ka të bëjë me kthimin në fushë të Ansu Fati. Pas afro tre muajsh, sulmuesi i katalanasve ka luajtur minutat e para. Ai është futur në lojë në pjesën e dytë në vend të Ferran Torres, duke qëndruar për diçka më shumë se 15 minuta.
Lajmi i keq është dëmtimi i mbrojtësit Zherard Pike. Ndeshja e tij ka zgjatur vetëm 28 minuta, kur një problem muskulor e ka detyruar të dalë nga fusha para kohe.
Ky mund të jetë një problem serioz për mbrojtësin, i cili rrezikon të mbyllë sezonin.
Arena e Lajmit
![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)