Vendimi i papritur i ish-mesfushorit të Partizanit, e mbyll brenda vitit me klubin turk

Jurgen Bardhi është përsëri lojtar i lirë. Ish-mesfushori i Partizanit, edhe pse ka zhvilluar një sezon të mirë në kategorinë e dytë turke, ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin e Tuzlaspor i cili i dha mundësinë që të provonte për herë të parë futbollin larg vendit tonë.

Bardhi

Bardhi u largua nga Partizani në verën e kaluar për të provuar një aventurë jashtë duke firmosur me Tuzlaspor, ku u kthye shpejt në një element të rëndësishëm të formacionit titullar duke shënuar 4 gola e dhënë 3 asiste. Por duket se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, mesfushori i ka dhënë lamtumriën këtij klubi.

“Ishte një kënaqësi që isha pjesë e kësaj skuadre. Faleminderit për gjithçka”, ishsin fjalët e Bardhit në postimin që i jep lamtumirën Tuzlaspor. Tani pritet të mësohet se ku do të vazhdojë karrierën futbollisti, për të cilin padyshim nuk do të mungojnë ofertat pas këtij prezantimi të mirë që bëri në futbollin turk.

Arena e Lajmit


Loading…

Vendimi i papritur i ish-mesfushorit të Partizanit, e mbyll brenda vitit me klubin turk

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook