Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë zyrtar kalendarin e ndeshjeve që mbeten në Kategorinë Superiore deri në mbyllje të këtij sezoni.
Institucioni i futbollit në vendin tonë ka bërë të ditur planin se si do të luhen takimet edhe pas ndeshjeve të javës së 32-të që nisin që nga dita e martë. Ajo që bie në sy është që në tre javët e fundit, të gjitha ndeshjet do të luhen në një ditë dhe në një orë, ndonëse deri atëherë, shumë nga dilemat e kampionatit do të jenë zgjidhur.
Kështu, ndeshjet e javës së 34, 35 dhe 36, do të luhen në të njëjtën ditë, të gjitha në orën 17:00, ndërsa FSHF ka garantuar se të gjitha takimet do të mbulohen nga sistemi VAR.
Arena e Lajmit