E bujshme nga Spanja/ Betis, Vijareal dhe Espanjol në garë për futbollistin e Kombëtares shqiptare

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, realizoi një sezon fanatik me Real Vajekanon në kampionatin spanjoll, teksa së fundmi ka zgjuar interesin e 3 klubeve të rëndësishme.

IVAN BALLIU 1

Sipas gazetarit të njohur Markos Duran, Betis, Espanjol dhe Vijareal, janë 3 skuadrat e tjera të La Ligës, që janë futur në gare për shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

balliu

30-vjeçari është një garanci për krahun e djathtë, qoftë si mbrojtës, por edhe në linjën me 5 mesfushorë.

Balliu u aktivizua 35 ndeshje në sezonin që sapo u mbyll, ku shënoi 1 gol dhe regjistroi 2 asiste në elitën e futbollit spanjoll. Kartoni i tij sipas “Transfermark” vlen 2 milionë euro. Me fanellën e Kombëtares shqiptare 30-vjeçari është aktivizuar 6 takime.

Arena e Lajmit


Loading…

E bujshme nga Spanja/ Betis, Vijareal dhe Espanjol në garë për futbollistin e Kombëtares shqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook