“Mos parko aty!”, sherri për makinën përfundoi në vrasje! Vëllai i autorit u zu me grushte me viktimën, 24-vjeçari pasi pa sherrin rrëmbeu thikën dhe…

Autori, Sarande Vrasja

Të tjera detaje janë zbuluar për ngjarjen e rëndë që ndodhi para dy ditësh në Sarandë, ku pas goditjes me thikë në zemër, mbeti i vdekur 41-vjeçari Klodian Bakiaj nga Tepelena.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se viktima ka tentuar të parkojë mjetin përballë hotelit, ku ishin të punësuar dy vëllezërit Xhanielo dhe Xhoi Tarja, 24 dhe 18-vjeç. Fillimisht me Bakiajn është konfliktuar 18-vjeçari, verbalisht e më pas fizikisht me grushte.

24-vjeçari pasi ka parë skenën ku i vëllai po zihej me grushte, ka shkuar në kuzhinën e hotelit dhe ka marrë një thikë, duke e goditur menjëherë në zemër 41-vjeçarin.

Dy vëllezërit kishin ardhur nga Laçi dhe punonin si kamarierë tek hoteli në pronësi të burrit të vajzës së dajes së tyre.

Pas krimit ata mësohet se kanë zbritur në një ngushticë poshtë hotelit dhe janë strehuar në një bodrum. Në Komisariat ata kanë shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë.

Arena e Lajmit

“Mos parko aty!”, sherri për makinën përfundoi në vrasje! Vëllai i autorit u zu me grushte me viktimën, 24-vjeçari pasi pa sherrin rrëmbeu thikën dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook