I harruar nga Edi Reja, ish-kapiteni i Kukësit debuton me Maqedoninë e Veriut

Valon Et’hemi më në fund ka shijuar sot ndeshjen e tij të parë me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, të cilës i është bashkuar prej disa muajsh. Ish-mesfushori i Kukësit, i cili mbajti për disa muaj edhe shiritin e kapitenit në radhët e klubit verilindor, ka luajtur sot minutat e tij të parë me fanellën e kësaj përfaqësueseje.

Ethemi

Et’hemi në fakt kishte deklaruar se ishte gati të luante me fanellën e Shqipërisë dhe priste ftesën e saj. Ai në majin e vitit 2018 u ftua për një miqësore vetëm nga përfaqësuesja U21 e Shqipërisë ndaj Bosnjë Hercegovinës. Por ftesa nga përfaqësuesja A nuk erdhi kurrë me trajnerin Edi Reja që nuk i kushtoi asnjëherë vëmendje lojtarit anësor ndonëse ky i fundit në këto dy sezone ka shkëlqyer në kategorinë e dytë të Turqisë duke ndihmuar Istanbulspor të ngjitet në elitë.

Et’hemi ishte grumbulluar edhe në muajin mars për herë të parë me Maqedoninë e Veriut, ndërsa sot më në fund ka ardhur debutimi në sfidën e Ligës së Kombeve kundër Gjibraltarit. Ai hyri në fushë në minutën e 46 të duelit në vend të Alioskit, duke regjistruar kështu minutat e tij të parë si futbollist i Maqedonisë së Veriut.

Arena e Lajmit


Loading…

I harruar nga Edi Reja, ish-kapiteni i Kukësit debuton me Maqedoninë e Veriut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook