Një atentat i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Panajasë, në Vlorë, ku kanë mbetur të vdekur 2 persona. Viktimat udhëtonin me një mjet tip “Ford’, ndërsa mësohet se janë ndjekur nga autorët teksa kanë qenë në lëvizje.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se pista kryesore që po hetohet, është prishja për pazare droge mes dy grupeve.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb dhe News24, se dyshohet së atentati është bërë nga tre persona, të cilët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.
Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit te automjetit dhe dy në rolin e qitësit. Pak minuta pas ngjarjes, në afërsi të Levanit është gjetur dhe një mjet i djegur, që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.