Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, paralajmëroi një situatë si në Sri Lanka edhe në Shqipëri. Në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, Balliu u shpreh se protesta e 7 korrikut ishte vetëm fillimi.
“Situata në Sri Lanka i pret edhe këta. Pse ju mendoni se mbaroi në 7 korrik, kjo atje filloi”, tha Balliu.
Më tej, shefi i organizimit në PD u shpreh se opozita do të vazhdojë aksionin, deri në zgjidhjen e situatës së krijuar në vend, që po përballet me një krizë tejet të rëndë.
“Nuk mendoj se Berisha është i vetëm në luftën e tij, sepse atë e tregoi 7 korriku. Sali Berisha është Sali Berisha. Edhe gjatë gjithë këtij debati që ka qenë në PD, është diskutuar vetëm Sali Berisha. Tani ai ka këtë vëmendje dhe këtë lëvizje e thirri ai në cilësinë e kryetarit të PD, dhe qytetarët ju përgjigjën liderit të ri të PD, dhe tani PD do t’i përgjigjet qytetarëve me aksionin, i cili do të vazhdojë. Denoncime janë bërë boll, emra janë bërë boll, Guglja e Zoto, i kemi përmendur, por këto janë kot, sepse inceneratorët vazhdojnë. Që të ndalojnë inceneratorët, duhet të ikë Rama, se këta të tjerët janë kot, këta nuk dalin nga shtëpia pa lejen e Ramës. Sot PD po punon për të dhënë një alternativë, një zgjidhje për situatën”, theksoi ai.
Arena e Lajmit