Trupi i Mbretëreshë Elizabeth mbrërrin në ‘Buckingham Palace’/ Pritet nga familja mbretërore përfshirë Princ Harry dhe Meghan Markle

Fëmijët dhe nipërit/mbesat e mbretëreshës Elizabeth pritën trupin e saj në Pallatin Buckingham mbrëmjen e sotme.

Mbreti ishte atje me anëtarët e familjes mbretërore, duke përfshirë gruan e tij Camilla, princat William dhe Harry dhe gratë e tyre, Catherine dhe Meghan.

Makina e funeralit, e shoqëruar nga vajza e mbretëreshës, Princesha Anne, udhëtoi drejt Buvkingham pas një fluturimi nga Edinburgu. Pavarësisht shiut, turma të shumta u mblodhën përgjatë rrugës për të bërë nderimet e tyre.

Pati duartrokitje nga mijëra të mbledhur jashtë ndërsa makina mbërriti në pallat.  Shumë njerëz në rrugë ulën çadrat e tyre në shenjë respekti, ndërsa kamerat e telefonit ndriçuan rrugën.

Procesioni drejt pallatit shënon një nga fazat e fundit të një udhëtimi solemn, i cili filloi të dielën në Balmoral, ku ajo vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare.

Në një deklaratë të lëshuar të martën në mbrëmje, Princesha Anne, tha se kishte qenë një “nder dhe një privilegj” të shoqëronte Mbretëreshën në udhëtimet e saj të fundit, pasi kishte udhëtuar me arkivolin e nënës së saj nga Balmoral në Londër.

“Dëshmimi i dashurisë dhe respektit të treguar nga kaq shumë në këto udhëtime ka qenë përulëse dhe frymëzuese,” tha ajo. “Ne të gjithë do të ndajmë kujtime unike. Unë falënderoj të gjithë ata që ndajnë ndjenjën tonë të humbjes.

Mijëra njerëz bënë nderimet e tyre ndërsa Mbretëresha po pushonte në Katedralen e Shën Giles, në Edinburg gjatë natës, përpara se arkivoli i saj të dërgohej në RAF Northolt, në Londrën veriperëndimore këtë mbrëmje.

Arkivoli i Mbretëreshës do të pushojë në dhomën e harkut të pallatit gjatë natës përpara se të transportohet në procesion në një karrocë që niset nga pallati për në Westminster të mërkurën. Në të kaluarën, Mbretëresha ka pritur në dhomë anëtarë të huaj dhe personalitete, duke përfshirë Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite, ish-presidentin e SHBA George Bush dhe futbollistët e Premier League.

Mbretëresha bëri paraqitjen e saj të fundit në Pallatin Buckingham në qershor së bashku me tre breza të familjes së saj. Të mërkurën, arkivoli i Mbretëreshës do të kalojë përmes The Mall, Horse Guards Parade, Whitehall dhe Sheshit të Parlamentit në Westminster Hall.

Arkivoli do të qëndrojë në sallë deri në mëngjesin e varrimit të hënën e ardhshme. Më shumë se 400,000 njerëz pritet të jenë në gjendje ta kalojnë atë atje.

Trupi i Mbretëreshë Elizabeth mbrërrin në ‘Buckingham Palace’/ Pritet nga familja mbretërore përfshirë Princ Harry dhe Meghan Markle

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook