Dikur shkëlqente në fushë me Dinamo Bukuresht, Elis Bakaj tani shpreson të shkëlqejë me fast-food në Rumani

Elis Bakaj duket se po mendon që tani për jetën pas futbollit. Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, i cili në vitet e fundit ka luajtur në kampionatin bjellorus, i ka hyrë biznesit dhe ka vendosur në investojë duke u bërë bashkëpronar në dy fast-food të njohura në Bukuresht.

bakaj

Lojtari ka qenë pjesë e Dinamo Bukuresht në karrierën e tij dhe jeton në Rumani atje kur është larg fushave të lojës, meqë edhe bashkëshorten e ka nga Rumania. Kështu, ai ka vendosur që të investojë në këtë biznes pikërisht në kryeqytetin rumun, duke menduar për të ardhmen atje.

“Mendoj se ësshtë një biznes i mirë. Nuk ka të bëjë me futbollin, por është një biznes i mirë dhe të gjithë e njohin këtë kompani pasi ka qenë në treg këto 15 vite këtu. Është diçka e re dhe jam i lumtur që hapëm këtë filial të ri. Kemi edhe një pikë tjetër dhe jam i lumtur e mendoj se do të shkojë mirë pasi u pëlqen të gjithëve në Rumani. Unë kam blerë këtë kompani, kam investuar dhe pres që njerëzit të vijnë të ushqehen këtu”, tha Bakaj për “Pro Sport”.

“Mua më pëlqejnë ushqimet pikante, nuk më pëlqejnë hudhrat por më pëlqejnë gjërat pikante. Jam prej 4 muajsh pa kontratë dhe tani ha më shumë, kam shtuar peshë edhe pse nuk shihet pasi bëj palestër, stërvitem”, tha duke qeshur Bakaj, i cili mendohet se në sezonin e ardhshëm do të aktivizohet në ndonjë nga skuadrat rumune në Bukuresht.

Arena e Lajmit


Dikur shkëlqente në fushë me Dinamo Bukuresht, Elis Bakaj tani shpreson të shkëlqejë me fast-food në Rumani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook