Një vështrim në jetën e “trazuar” të Selena Gomez! Këngëtarja prezanton dokumentarin “My Mind & Me”, ja kur do të lançohet

Selena Gomez mesa duket është gati të ndajë historinë e saj me të gjithë botën.

Këngëtarja nëpërmjet dokumentarit “My Mind & Me”, do t’u japë fansave një vështrim nga prapaskenat e rritjes së saj të trazuar. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Selena në Instagramin e saj duke ndarë një promo të dokumentarit.

“Doni të dëgjoni një pjesë të historisë time… “Mendja ime dhe unë” së shpejti,”-shkruan autorja e hitit “Same Old Love”.

Filmi përshkruhet si një eksplorim “intim” i historisë së Gomez, që përfshin një periudhë kohore gjashtë vjeçare.

Apple TV e ka blerë filmin dhe do ta publikojë në shërbimin e tyre të transmetimit, ndërsa data e publikimit akoma mbetet mister.

Kjo është gjithçka Gomez ka ndarë për momentin me fansat, ndërsa bazuar në titullin e dokumentarit mund të themi se do të tregojë shumë mbi betejën e saj me shëndetin mendor.

Më herët në një intervistë në emisionin Good Morning America, Selena ka diskutuar mbi platformën e saj të re të shëndetit mendor ”Wondermind”.

Interpretuesja 29-vjeçare e “Rare” u shpreh se kishte bërë një pushim afatgjatë nga mediat sociale.

“Unë nuk kam qenë në internet për katër vjet e gjysmë,” shpjegoi Selena . “Kjo ka ndryshuar plotësisht jetën time. Jam më e lumtur, jam më e pranishme. Unë lidhem më shumë me njerëzit. Më bën të ndihem normal.”

Ajo vazhdoi duke thënë se beson se “të kuptuarit” e shëndetit të saj mendor është “gjëja më e rëndësishme në botë” për të. Aktorja e serialit ”The Only Murders in the Building” shtoi se kishte vendosur të lançonte ”Wondermind” në mënyrë që të ndihmonte të tjerët që po luftonin me shëndetin e tyre mendor.

Selena Gomez tried Vegemite for the first time ever and immediately spit it out — and that's because she ate it all wrong

Një vështrim në jetën e “trazuar” të Selena Gomez! Këngëtarja prezanton dokumentarin “My Mind & Me”, ja kur do të lançohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook