Dedikime romantike në ditën e veçantë, Nejmar dhe e dashura e tij postojnë fotot e rralla intime

Brazilianët festojnë sot ‘Ditën e të dashuruarve’ që në shumë vende të tjera festohet në 14 shkurt.

neymar-bruna-biancardi-lidhje-panorama-plus-3-1

Dhe me atë rast futbollisti i njohur Nejmar ka postuar një foto të rrallë me të dashurën e tij, Bruna Biankardi, duke i bërë edhe një dedikim romantik.

Ylli i PSG ka postuar një foto krah bukuroshes braziliane ku shfaqen të veshur matchy-matchy me të bardha: ai me një pal xhinse, një bluzë, kapele dhe disa aksesorë ekstragavantë, kurse Bruna me një fustan të ngushtë që i ekspozon dekoltenë. “Gëzuar ditën e të dashuruarve!”- shkruan ai.

Ndërkohë, nuk ka munguar një urim publik as nga Bruna. Ndryshe nga asi brazilian ajo ka publikuar jo një por një album me fotot nga momente të ndryshme intime, që ia kanë fshehur syrit të publikut.

Gëzuar ditën e parë të të dashuruarve për ne!”– shkruan ajo duke zbuluar kështu se ky është viti i parë që ata festojnë bashkë në këtë ditë.

Aktualisht çifti i njohur ndodhet në Miami ku po kalojnë pushimet e para të kësaj vere pas mbylljes së sezonit të futbollit. Atyre u janë bashkuar miqtë por edhe motra e Neymar, Rafaella. Kjo e fundit është përfolur në media se nuk ka një raport të mirë me Brunën sepse as nuk ndiqeshin në Instagram. Por, ky udhëtim i ka hedhur poshtë këto zëra. Dy kunatat kanë nisur të ndiqen dhe kalojnë kohë me njëra-tjetrën.

Neymar dhe Bruna u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza të Spanjës gushtin e kaluar. Të pranishëm me ta kanë qenë edhe miqtë e futbollistit dhe djali i tij. Bruna dhe Neymar u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar kështu se kanë nisur një lidhje. Por, vetëm pak javë më parë e kanë zyrtarizuar në Instagram ku nuk kanë munguar dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin.

Bruna është shpërngulur në Paris ku jeton me Neymarin teksa shkon shpesh në stadium, në ‘Parc de Princes’ për të mbështetur të dashurin e saj.

Bruna Biancardi është një influencer në mediat sociale nga Brazili. Bukuroshja brune ka lindur më 15 prill 1994 dhe është 28 vjeç. Bruna ka studiuar për modë dhe është marrë me marketing dhe menaxhim të tregtisë elektronike për më shumë se 8 vjet.

Arena e Lajmit


Loading…

Dedikime romantike në ditën e veçantë, Nejmar dhe e dashura e tij postojnë fotot e rralla intime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook