Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një konferencë për mediat tre ditë më parë me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetovic, deklaroi se Konferenca e Parë Ndërqeveritare e Shqipërisë dhe Maqedonisës së Veriut me Bashkimi Europian do të mbahet të mbahet me datë 18 Korrik.
“Në Këshillin Europian përgatitjet janë gati për të hënën apo të martën, që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Ajo që unë thashë me shpresë është që brenda kësaj jave edhe z. Ahmetovic e tha, një prej detyrave të shtëpisë të vendosura në kuadër të planit Francez për Maqedoninë e Veriut të përmbushet, dhe thirrja ime për të gjithë kolegët deputetë të parlamentit të Maqedonisë së Veriut është që ky parakusht do ta quaja unë, të plotësohet gjatë kësaj jave, në mënyrë që në ato dy ditë, 18,19 apo 20 të ketë mundësi që edhe Maqedonia e Veriut të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare”, deklaroi Balla të mërkurën.
Balla teksa ka shpërndarë videon e deklaratës së tij në rrjetin social facebook deklaron se ky është një moment historik për shqipërinë dhe Shqiptarët.
“U KRY! GËZUAR SHQIPËRIA JONË E DASHUR KËTË MOMENT HISTORIK! MIRËNJOHJE ÇDO SHQIPTARI DHE SHQIPTAREJE QË MBËSHTET SHQIPËRINË EUROPIANE🇪🇺🇦🇱”, shkruan Balla.
Arena e Lajmit