Gigi Hadid dhe Leo DiCaprio shfaqen në New York pasi u fotografuan bashkë

Kapini nëse mundeni.

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë fotografuar në New York, veç e veç, pasi në Internet qarkulluan fotot e tyre bashkë në një festë.

Aktori u shfaq me një kapele, ndërsa mbajti një profil të ulët. Ylli i “Revenant”, 47 vjeç, kishte veshur një T-shirt me jaka ngjyrë  të bardhë, pantallona të shkurtra të zeza. Ai u përpoq t’i shpëtonte vëmendjes me një maskë gri teksa ecte me biçikletë.

Mbrëmë aktori festoi me miqtë e tij, duke përfshirë Helly Nahmad, në Casa Cipriani. Sipas ‘Page Six’ aktori i “Wolf of Wall Street” u vesh njësoj siç ishte veshur ndërsa kur u takua me Hadid vetëm disa ditë më parë.

Nga ana tjetër, Gigi Hadid u fotografua duke shkuar në shfaqjen e modës së Tom Ford në New York. Gigi u shfaq me një veshje pothuajse tërësisht të zezë: një xhakete lëkure të zezë, pantallona të gjera dhe një këmishë gri. 

Aktori dhe Gigi u panë bashkë në një festë të organizuar nga miku i DiCaprios Richie Akiva dhe Darren Dzienciol në një papafingo në SoHo të shtunën. Fotot nga festa treguan çiftin duke biseduar ndërsa DiCaprio mbështeti duart mbi supet e modeles. Hadid nuk kishte asnjë problem me kontaktin e ngushtë pasi ajo dukej se mbante dorën tjetër në këmbën e aktorit. “Leo ishte me miqtë e tij dhe Gigi ishte me miqtë e saj dhe të gjithë po rrinin në një tavolinë”, thanë burimet. Gjithsesi, ka raportime se ata nuk janë ende në një lidhje.

Gigi Hadid dhe Leo DiCaprio shfaqen në New York pasi u fotografuan bashkë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook