Nuk është mister që Milani po kërkon një mbrojtës. Në pritje për goditjen e madhe që mund të jetë njëri mes Bremerit të Torinos dhe Sven Botmanit të Lilës, kuqezinjtë mund të afrojnë Pablo Marin. 28-vjeçari është nën pronësi të Arsenalit, por pas përvojës së sivjetshme tek Udineze, ai kërkon të mbetet në Itali.
Për Milanin do të ishte një afrim me kosto të ulët dhe më i lehtë për t’u arritur. Drejtuesit e “Djallit”, njëkohësisht, po kërkojnë edhe një mbrojtës të majtë për t’i dhënë frymëmarrje Teo Hernandezit.
Balo Ture zhgënjeu në këtë aspekt dhe do të largohet, teksa Milani synon të afrojë Tom Roten. 18-vjeçari luan te Dortmundi dhe pavarësisht 192 centimetrave shtatlartësi, është shumë i zhdërvjellët dhe ka një të majtë të frikshme.
Arena e Lajmit
Loading…