Milani pranë goditjes së dyfishtë në merkato, për njërin prej tyre do të paguajë… Rebiç

Nuk është risi që Mi lani dëshiron të ndryshojë diçka në aspektin e fantazisë. Qëllimi është rritja e cilësisë, sidomos duke parë problemet në atë zonë të fushës gjatë sezonit që sapo përfundoi. Kuqezinjtë duan t’i bëjnë gjërat si duhet duke afruar të rinj me shumë talent të cilëve u mungon një hap i fundit për t’u bërë kampionë. Sharl de Ketelere dhe Noa Lang janë ndër emrat më të përfolur, pa harruar edhe të tjerë si Domeniko Berardi dhe Nikolo Zaniolo. Për dy të fundit, Sasuolo dhe Roma kërkojnë shumë, ndaj kuqezinjtë mund të hedhin sytë në pista që aktualisht janë më të aksesueshme.

5645656

NOA LANG

Sipas “De Telegraaf” dhe kryeredaktorit të saj Valentajn Drisen, Noa Lang është ai më pranë “Djallit”. Në Holandë, madje, e bëjnë aq të sigurt transferimin saqë kanë zbardhur shifrat e operacionit. Bëhet fjalë për një investim prej 22 milionë eurosh për djaloshin që do të mbushë 23 vjeç pas katër ditësh. Në sezonin e fundit me Klyb Bryzhin ai zbriti në fushë 48 herë mes kampionatit, Champions-it dhe Kupës së Belgjikës. Për të, 9 gola dhe 15 asiste duke e shndërruar në një nga emrat më të përfolur për merkaton e kësaj vere. Maldini dhe Masara thuhet se e kanë ndjekur gjatë dhe presin vetëm fondin “RedBird” që në cilësinë e pronarit duhet të miratojë fondin për blerjen e holandezit që njihet për talentin, por edhe karakterin e zjarrtë që sivjet i ka kushtuar 11 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq.

4534345

DE KETELERE PËR REBIÇ

Një tjetër dëshirë e “Djallit” është Sharl de Ketelere. 21- vjeçari luan gjithashtu për Klyb Bryzhin, por vlerësohet 40 milionë euro. Shifër e lartë sepse edhe potenciali cilësohet i tillë, por Milani ende nuk ka vendosur të tentojë goditjen. Për të bërë diçka të tillë, rrjeti “Sky” bën të ditur se do të duhet më parë shitja e Ante Rebiçit për të paktën 15 milionë euro. Paratë e kroatit do të mundësonin likuiditet dhe një hapësirë të cilën De Ketelere do ta mbushte në mënyrën më të mirë siç dëshmojnë edhe 18 golat dhe 10 asitet e sezonit të fundit në 49 prezenca me ekipin e klubit.

Arena e Lajmit


Loading…

Milani pranë goditjes së dyfishtë në merkato, për njërin prej tyre do të paguajë… Rebiç

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook