Bajerni i Mynihut ka konfirmuar një tjetër afrim këtë merkato vere dhe bëhet fjalë për talentin holandez, Rajan Gravenberk. 20-vjeçari i Ajaksit përflitej prej kohësh për një transferim drejt kampionëve të Gjermanisë, me bisedimet që shkuan në rrugën e duhur, deri sa mbetej vetëm zyrtarizimi.
Këtë lajm e konfirmoi vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale, me Gravenberk që ka firmosur me gjermanët deri në vitin 2027.
Ky është transferimi i dytë i Bajernit pas atij të Nusair Mazraui, i cili gjithashtu erdhi nga Ajaksi.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit
Loading…