Shqipëria nuk po ndahet dot nga rezultatet zhgënjyese! Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja, nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në miqësoren e sotme ndaj Estonisë në “Air Albania”, teksa vlen të theksohet se në 8 ndeshjet e fundit, Kombëtarja shqiptare ka regjistruar vetëm 1 fitore, atë ndaj Andorrës më 15 nëntor të vitit 2021 me rezultatin 1-0 falë golit të Çekiçit me penallti, ndërkohë që 7 ndeshjet e tjera, 3 janë mbyllur në barazim dhe 4 me humbjen e kuqezinjve të Rejës, që po kalojnë një moment të vështirë.
Një fakt tjetër alarmant ka të bëjë edhe më golat e shënuar, ku në 8 përballjet e fundit, Shqipëria ka gjetur vetëm 4 herë rrugën e rrjetës, teksa ka pësuar plot 11 gola.
REZULTATET E SHQIPËRISË NË 8 NDESHJET E FUNDIT:
13.06.2022| Shqipëri-Estoni 0-0
10.06.2022| Shqipëri-Izrael 1-2
06.06.2022| Islandë-Shqipëri 1-1
29.03.2022| Shqipëri-Gjeorgji 0-0
26.03.2022| Spanjë-Shqipëri 2-1
15.11.2021| Shqipëri-Andorrë 1-0
12.11.2021| Angli-Shqipëri 5-0
12.10.2021| Shqipëri-Poloni 0-1
Arena e Lajmit
Loading…