Pas humbjes së merituar në Mainc, yje të shumtë të Bajernit fluturuan në Ibiza. Eksperti i “Sky”, Lotar Mateus, nuk e kupton këtë dhe akuzon trajnerin Nagelsman.
Bajerni, me sa duket, ka ende arsye për të festuar një javë pasi fitoi kampionatin e tyre të dhjetë gjerman dhe humbjen e merituar 3- 1 kundër maincianëve. Pas ndeshjes të së shtunës disa lojtarë nuk u kthyen në Mynih, por u nisën menjëherë për një festë në Ibiza.
“Të shkosh në plazh në kohën kur ke ende dy ndeshje për të luajtur, nuk mund të gjej një arsye për këtë.
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Nagelsman nuk duhet ta kishte lejuar këtë gjë”, tha Mateus.
Arena e Lajmit