Ujësjellësi i Roskovecit nën rikonstruksion, e inspekton Taulant Balla: I shërben mbi 3000 banorëve!

643f2898 4706 4621 87f5 10ec448d3ce3

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialaiste Taulanz Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi pa nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm në Njësinë Administrative Strum.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron  se projekti i ujësjellësit për fshatin Strum në Roskovec është një investim i qeverisë shqiptare dhe parashikon hapjen e një pusi të ri, ndërtimin e depos së re,  shtrimin e linjave të reja të shpërndarjes së ujit e deri në vendosjen e matësave në çdo familje.

Sipas Ballës, pas përfundimit të këtij investimi banorët e zonës do të kenë ujë në çezmat e tyre 24 orë dhe me cilësi të lartë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Roskovec📍Me kryetaren e Bashkisë Majlinda Bufi pamë nga afër punimet🚧që po kryhen për rikonstruksionin e rrjetit të furnizimit me ujë💧të pijshëm🚰në Njësinë Administrative #Strum.

Projekti i ujësjellësit për fshatin #Strum, investim i qeverisë shqiptare parashikon hapjen e një pusi të ri, ndërtimin e depos së re,  shtrimin e linjave të reja të shpërndarjes së ujit e deri në vendosjen e matësave në çdo familje.

Pas përfundimit të këtij investimi banorët e zonës do të kenë ujë në 🚰 e tyre 24 orë dhe me cilësi të lartë. Premtim i mbajtur👏

Ujësjellësi i Roskovecit nën rikonstruksion, e inspekton Taulant Balla: I shërben mbi 3000 banorëve!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook