Balenciaga nxjerr në treg atletet e vjetëruara, çmimi do t’ju habisë

Shtëpia luksoze e modës Balenciaga ka zbuluar një fushatë të re që promovon një seri atletesh në gjendje të keqe me një çmim të lartë.

Imazhet, të shkrepura nga fotografi Leopold Duchemin për markën, të këpucëve shumë të vjetëruara janë bërë virale pas prezantimit të së hënës të atleteve të reja Paris të markës së modës.

Por fotot e atleteve të shkatërruara që qarkullojnë në rrjetet sociale nuk e tregojnë saktësisht të gjithë historinë. Ndërsa ata kanë krijuar më shumë polemika, imazhet janë në fakt të versioneve të ekzagjeruara dhe të kufizuara të atleteve që Balenciaga po shet .

Sipas shtëpisë së modës, vetëm 100 palë atlete “ekstra të shkatërruara” do të jenë në dispozicion për t’u blerë për 1850 dollarë. Ndërkohë dhe versionet më pak të përafëruara, po shiten në faqen e internetit të Balenciaga për 495 dollarë dhe 625 dollarë, në varësi të stilit specifik.

Demna është i njohur për talentin e tij të veçantë dhe lansimi i atleteve në Paris nuk është hera e parë që modelet e tij janë pritur me reagime nga publiku.

Në vitin 2017, Balenciaga nxori një çantë që kushtonte 2145 dollarë , e cila u tall për ngjashmëritë e saj me çantën “Frakta” të Ikea-s. Në atë kohë, çanta origjinale Ikea mund të blihej për 99 cent.

Reagimet në internet për atletet kanë qenë të ndryshme. SoleSavy, një faqe interneti e cila e përshkruan veten si një komunitet për “sneakerheads të vërtetë”, pyeti nëse “tendenca e atleteve të vjetra” kishte shkuar shumë larg.

Tora Northman, një redaktore e lajmeve për botimin Highsnobiety, tha se marka “e kishte çuar në një nivel tjetër”, duke shtuar se Balenciaga “gjithmonë po krijon artikuj të diskutueshëm që ndezin biseda”.

Por jo të gjithë mendojnë se duhet t’i tallemi me atletet. Shefi i përmbajtjes editoriale të GQ France, Pam Boy , tha në një koment në Instagram se mesazhi i produktit është i qartë: “Blini dhe mbajeni përgjithmonë. Demna do t’i bëjë njerëzit që mund të përballojnë artikuj luksoz të blejnë “të veshur para” atlete 1450 € Ai po e kthen tërësisht thelbin e luksit përmbys.”

Njerëzit duket janë të paqartë nëse kjo lëvizje e fundit e marketingut është e denjë për të pasur sukses apo për tallje. Sido që të jetë, Demna dhe Balenciaga kanë bërë edhe një herë njerëzit të flasin, pa dyshim duke tërhequr shumë drejt një marke që pëfshihet gjthmonë në polemika.

Balenciaga nxjerr në treg atletet e vjetëruara, çmimi do t’ju habisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook