Sulmi ndaj dy ushtarëve në Gramsh/ Fotografonin prej dy ditësh uzinën e armëve, Shërbimi Informativ Shtetëror dyshon se rusët janë…

Uzina Ushtaret Shqiptare

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Gramsh, ku dy shtetasit rusë dhe gruaja ukrainase tentuan të hyjnë në Uzinën e Përpunimit të Armëve.

Burime bëjnë me dije për gazetarin Igli Çelmeta se gjatë dy ditëve të mëparshme shtetasit rusë kanë bërë fotografime të uzinës nga larg.

Sipas tyre, rusët kanë bërë vëzhgim të imtësishëm më parë dhe ditën e sotme kanë tentuar të futen brenda.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) ka dyshime se shtetasit rusë dhe gruaja e ndaluar janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse.
Arena e Lajmit

Sulmi ndaj dy ushtarëve në Gramsh/ Fotografonin prej dy ditësh uzinën e armëve, Shërbimi Informativ Shtetëror dyshon se rusët janë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook