“Pas 31 dhjetorit rishikohet çmimi i fashës mbi 800 kWh”, Balluku: Mund të hiqet nëse…

Balluku

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku gjatë nje komunikimi me mediat ka deklaruar ndryshimet që do të vijnë në sektorin e energjisë ku u diskutua edhe heqja e fashës prej 800kwh për konsumin e familjeve duke nisur nga viti i ardhshëm në varësi të situatës enregjitike në vend e cila varet nga prodhimi vendas dhe ulja e importeve të energjisë elektrike.

“Nga gjithë analizat tona, vetëm 40 mijë familje e kalojnë fashën prej 800 kWh Dua të nënvizoj një fakt të rëndësishëm.

Ky çmim do qendrojë në fuqi deri në 31 dhjetor, pasi pas kësaj date do të rishikohet çmimi sipas kushteve. Nëse kemi më pak importe dhe kushte më të mira hidrike edhe çmimi i fashës 800 kWh do të ulet ndjeshëm apo mund edhe të heqim fashën në varësi të prodhimit vendas”, tha Balluku.

“Pas 31 dhjetorit rishikohet çmimi i fashës mbi 800 kWh”, Balluku: Mund të hiqet nëse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook