Balla nga Fieri: Një president nga opozita si Ilir Meta ishte zgjedhja më e gabuar. Duhet një Kryetar Shteti i pranuar nga gjithë shqiptarët

Ilir Meta3222

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka folur nga Fieri për Presidentin e ri të Republikës. Ai tha se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të Republikës do të zhvillohet në datë 16 maj dhe se beson që koha është e mjaftueshme me premisën e mirë te nisur dje në konferencën e kryetarëve për një dialog të hapur, konstruktiv e transparent me të tre grupet parlamentare të opozitës për t’i dhënë Shqipërisë një president të të gjithë shqiptarëve.

I pyetur nëse është gati maxhoranca të miratojë një president nga PD nëse do të ketë një kandidaturë, ai tha se  një president nga opozita, sikurse ishte Ilir Meta ishte zgjedhja më e gabuar.

“Sikurse ne e kemi thanë që nuk duam një president nga PS. Mendoj një president i mirë duhet të jetë një president që të pranohet nga të gjithë shqiptarët, sepse kështu e ka përcaktuar Kushtetuta, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Besoj i keni ndjekur sondazhet. Një president që ishte udhëheqës i një partie të opozitës ishte udhëheqësi më i keq në 30 vite”, tha Meta.

Balla nga Fieri: Një president nga opozita si Ilir Meta ishte zgjedhja më e gabuar. Duhet një Kryetar Shteti i pranuar nga gjithë shqiptarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook