Shtrëngimet E Kokës Gjatë Gjumit – Zbuloni Cilat Janë Arsyet

Ndodh shpesh që ndonëse jeni në gjumë të thellë, zgjoheni papritur nga një dhimbje e fortë koke që godet.

Kjo dhimbje ndikon negativisht në gjumin e natës por edhe në produktivitetin e ditës së nesërme.

Dhimbja e kokës që godet natën është krejt ndryshe nga dhimbja e zakonshme e kokës.

Ndonjëherë, mund të biesh për të fjetur me një dhimbje koke ekzistuese që zgjat gjithë natën.

Kjo nuk është dhimbja e natës.

Ajo është krejt ndryshe dhe do ta kuptoni përse në artikullin e mëposhtëm të AgroWeb.org.

Dhimbjet e kokës shkaktohen nga faktorë të ndryshëm.

Por nëse ato dalin në pah në mes të natës duke prishur gjumin, atëherë faktorët janë të tjerë.

Lexoni në këtë artikull të AgroWeb.org cilat janë dhimbjet më të zakonshme të kokës që ndodhin natën.

Kjo dhimbje ndodh gjatë natës ose kur dremisni. Dhimbja është e mprehtë dhe zgjat nga 15 minuta deri në dy orë.

Mjekët besojnë se kjo dhimbje mund të shkaktohet nga rënia e menjëhershme e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin.

Kjo dhimbje shpaloset kryesisht tek njerëzit mbi 50 vjeç.

Disa ushqime që hahen me tepricë shkaktojnë ndryshime në organizëm.

Bëhet fjalë për ushqime të konservuara, jo të shëndetshme që nëse hahen në darkë, shkaktojnë dhimbje koke në mes të natës.

Djathi dhe produktet e bulmetit shkaktojnë inflamacion dhe dhimbje koke, ndaj nuk duhen ngrënë shumë në darkë.

Dhimbja e sinozitit prek veshët dhe kokën.

Dhimbja përkeqësohet gjatë natës, nëse ajri është shumë i thatë.

Ndjesia sikur koka do të të shpërthejë nga momenti në moment është një sindromë e pranuar shkencërisht.

Kjo dhimbje bën pjesë në çrregullimet e gjumit.

Ajo del në pah pikërisht kur dëshironi të flini gjumë dhe nuk flini dot, dhe prek më shumë femrat.

Kjo dhimbje mendohet të shkaktohet nga ndonjë lëndim i mundshëm në kokcat e veshit apo një problem me neuronet pikërisht në momentin kur jeni gati për gjumë.

Bëhet fjalë për një lloj migrene që prek më shumë meshkujt.

Këto dhimbje shfaqen dy ose tre orë pasi keni rënë në gjumë.

Dhimbjet janë intensive dhe afatshkurtër. Ato zgjasin 15 minuta deri në gjysëm ore.

Dhimbja është në një zonë të caktuar të kokës, pas syrit dhe mund të prekë edhe qafën.

Kjo dhimbje mund të shoqërohet edhe me inflamacion të syrit, lëngëzim të syve dhe hundë të bllokuara.

Këto dhimbje janë kronike.

Nëse keni dhimbje të tilla të përsëritura në kohë dhe intensitet, AgroWeb.org ju rekomandon të konsultoheni me një mjek, pasi përmes simptomave mund të zbuloni sëmundje të fshehta, të cilat organizmi i shfaq përmes dhimbjes./AgroWeb.org

Shtrëngimet E Kokës Gjatë Gjumit – Zbuloni Cilat Janë Arsyet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook