Agjentë rusë në uzinën e Gramshit? Eksperti i kriminalistikës: E paralajmërova rrezikun 4 muaj më parë, Lavrovi ktheu në shtëpi Lanën

Karamuco Rusja

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka reaguar në lidhje me sulmin që ndodhi dje në uzinën e armatimeve në Gramsh, ku shtetas rus dhe një ukrainas tentuan të hynin në godinë.

Nga sulmi u sulmuan 2 ushtarë që ruanin godinën. Përmes një mesazhi në Facebook, eksperti Karamuço theksoi se rrezikun e kishte paralajmëruar 4 muaj më parë.

REAGIMI
Përpara 4 muajsh paralajmërova rrezikun rus të inteligjencës me mbulim turistik. Kanë vite që e bëjnë në vendin tonë dhe nuk ishte shumë e vështirë ta parashikoje. Kërkova gatishmëri dhe vigjilencë institucionale dhe publike. Disa menduan për konspiracion, të tjerë për imagjinatë të shfrenuar profesionale. Gjithsesi që mbrëmë ka shumë dhimbje koke në Kremlin. Lavrovi e pati shumë të lehtë ta kthente në shtëpi “asetin” Lana nga Egjipti. Me Tiranën zyrtare mbase do ta ketë më të vështirë. Diplomacia dhe gjyqësori jonë janë para një sprove të fortë…

Arena e Lajmit

Agjentë rusë në uzinën e Gramshit? Eksperti i kriminalistikës: E paralajmërova rrezikun 4 muaj më parë, Lavrovi ktheu në shtëpi Lanën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook