Sulmuesi i Izraelit, Manor Solomon është në bisedime me skuadrën e Fulhamit.
Sipas asaj që raporton “The Athletic”, 22-vjeçari, i cili i shënoi dy gola Shqipërisë në sfidën e muajit qershor në Ligën e Kombeve, të cilët kuqezinjtë u mposhtën me përmbysje 1-2, është gati të lërë Shaktar Donjetskun për shkak të luftës që ka përfshirë Ukrainën me Rusinë.
Izraeliti gjithashtu është dhe një objektiv i Torinos në Serinë A, por mesa duket 22-vjeçari ka zgjedhur klubin që sapo u ngjit në Premier Ligë nga ku është në kërkim dhe të portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.
Në sezonin që përfundoi Solomon është aktivizuar në total me fanellën e Shaktarit në kampionat në 16 ndeshje ku arriti të shënonte 4 gola dhe të dhuronte dhe 1 asist.
– Arena e Lajmit
Loading…