“Debat midis shurdhësh, ofendime e sharje mes deputetëve”, Artan Fuga e sqaron: Ja pse bojkotova pjesëmarrjen në Komisionin për ‘Territorialen’

Capture

Pak ditë më parë akademiku i njohur Artan Fuga deklaronte publikisht se kishte bojkotuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale, ku ishte ftuar për konsultim publik shoqëria civile.

Në një komunikim përmes lidhjes skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Fuga sqaroi se pse nuk pranoi që të merrte pjesë në komision, të cilin e quajti farsë dhe një debat mes të shurdhëve. Mes të tjerash ai dha disa arsyeje se pse kishte vendosur që mos të merrte pjesë në atë komision.

“Gjuha në rrjete sociale është pak e prerë, sintetike, s’ka kohë për arsyetime të mëdha. Unë jam ftuar në komisionin e Kuvendit, i cili diskuton projekte për reformën territoriale, administrative. Jam i ftuar me anë të një e-maili si ekspert, dhe thashë publikisht që e bojkotoj këtë pjesëmarrje. pas ka disa arsyetime që thellojnë bindjet e mia. Unë nuk është se jam pa eksperiencë në dëgjesa parlamentare. Flasim për dëgjesa parlamentare, se ka dhe çështjes të grupeve të interesit. Maja ku dëgjohen grupe të interesit, kam marrë pjese në disa, ku dy janë kryesore, që ishte dëgjesa për Ligjin e Arsimit të lartë dhe reformimin e Akademisë së Shkencave. Kam dalë nga këto dëgjesa i zhgënjyer, i fyer, për arsyen e thjesht se pjesëmarrja e aktorëve sociale të ekspertëve apo dhe e imja, ka qenë formalitet. Ajo që më ka shqetësuar më shumë ka qenë një debat me deputetë që nuk janë kompetentë në fusha përkatëse. E them këtë se në dëgjesa parlamentare ne jemi në procesin e fundit të vendimmarrjes politike. Ku zërat e ekspertëve janë dëgjuar, ku janë bërë studime, janë dhënë statistika, janë bërë refleksione dhe në Kuvend, në këto komisione jemi në momentin e vendimmarrjes politike. Një vendimmarrje politike që një specialisti i pëlqen, një tjetri jo, por aty është çasti i vendimmarrës politike. Në momentin kur aty shkon një projekt, si ky i ‘Territoriales’, nuk është momenti kur bëhet debati mes deputetit dhe specialistit. Aty pozicionet e deputetëve janë të përcaktuara politikisht. Ata i kanë marrë këshillat, orientimet, aty ka një mbrojtje. Debati mes shkencës dhe politikës është i pamundur. Aty gjuha është e ashpër, dhe fillojnë ofendime, sharje, tensione mes grupeve të ndryshme të deputetëve. Je si ekspert dhe shikon që e ke të pamundur që t’iu shpjegosh deputetëve akseptin shkencor dhe të ekspertizës.

Aty ka deputetë që nuk ka si të jetë ndryshe, s’mund t’i njohin çështjet në thellësi. Është debat midis shurdhësh. As eksperti nuk e kupton se çfarë thonë ata, dhe as ata nuk e kuptojnë. Është një dialog, kullë Babeli dhe se çfarë do të thuash atje, s’merresh vesh. Si metodë është e gabuar. Nuk mund të vish deri në Komisionin parlamentar pa bërë studime, pa i parë ato. Ti e ke sjellë në fazën kur të debatohet në Komision, kur projektligji është bërë. Reforma territoriale do diskutohej. Nëse nuk di shpërndarjen e popullsisë, emigrimin e brendshëm, se si është dendësia demografike, se si janë ndryshuar raportet, nëse nuk ke studiuar ekonomikisht çështjet sociale, kjo është e gabuar, formale, dhe false. Unë dy herë kam pranuar, dhe nuk pranoj ë të përdorem për propagandë, që ishte dhe finali atje. Jam qytetar shqiptar i njoh institucionet e shtetit shqiptar. Njoh presidentin, kryeministrin Kuvendin, të tëra. Unë e kam thënë atë fjali; ai Kuvendi është ilegjitim. Ilegjitim ka një kuptim të caktuar. Nga pikëpamja formale mund të jetë në rregull, por s’ka legjitimit moral dhe të keqe fuqi përfaqësuese. E them pasi 3-4 vite më parë, siç e dinë të gjithë, kemi pasur një Kuvend që ishte e braktisur nga opozita. Erdhën ata që i zëvendëson, por i gjithë publiku e dinte se çfarë përfaqësonin ata.”, pohoi profesori.

Duke u ndalur te deklarata e tij e mëparshme se Kuvendi ishte ilegjitim, Fuga sqaroi se ku bazohej.

“Shoh në Kuvendin e Shqipërisë se opozita është në kaos total. Ata janë ndarë në 3 grupe dhe do vazhdojnë të jenë ashtu. Është grupi i Berishës, i cili ka në dorë partinë. Duam, s’duam, s e jep vendimin gjykata, ai drejton PD-në. Problemi është se kur ai ka në dorë partinë, shumica thotë; “nuk ju njohim ju, se kryesohen nga Berisha. Për ne Berisha është i vdekur.”. Këtu mbaron debati, pasi pa përplasje mes PD. Grupi tjetër janë deputet që kanë ardhur nga vota legjitime, por janë pa parti. Ata thonë; ne jemi në Kuvend, por nuk përfaqësojnë asnjë palë. Jemi në një Kuvend ku pjesa e opozitës funksionin në këtë mënyrë. Di që për maxhorancën ka votuar pjesa më e vogël e votuesve shqiptarë. Ne dominohemi nga një demokraci e pakicës. Nuk po them se opozita ka marrë më shumë, por ka këto probleme. Nga pikëpamja morale, kemi një kuvend që nuk shpreh dot në mënyrë normale vullnetin e elektoratit. Shumë ministra dalin nga kontrolli dhe qeveria po ashtu dhe qytetari nuk ka besim te qeveria dhe kjo dëmton nivelin e demokracisë në Shqipëri. Kjo sjell pastaj që dhe grupet parlamentare të veprojnë si grupe ushtarake. Do bëhet reforma elektorale, ka një vendim grupi, do bëhet llogaridhënia për incenerartorët, ka një vendim grupi. Këtu ka një problem kushtetutës që duhet të zgjidhet.”, tha ai.”, tha Fuga.

Arena e Lajmit

“Debat midis shurdhësh, ofendime e sharje mes deputetëve”, Artan Fuga e sqaron: Ja pse bojkotova pjesëmarrjen në Komisionin për ‘Territorialen’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook