“Njerëzit janë zhgënjyer nga opozita”, Veliaj: Partia Socialiste frymëzim për të rinjtë që shohin nga e ardhmja e jo nga ‘non gratat’

Cef02d53 F103 49b0 B09f 2b1d92134b2b

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, tha se në zgjedhjet vendore që mbahen vitin tjetër, duhet të mendojmë për të ardhmen.

Në një takim me strukturat socialiste në Njësinë 10, ku kandidatët në garë për kryetar të PS-së paraqitën platformat e tyre, Veliaj shtoi se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë e shkuara, që inkurajojnë mbylljen, të gatshëm t’i vënë zjarrin vendit, siç ia vunë zjarrin partive të tyre.

“Në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë ata që kanë lindur në vitin 2005. Atyre duhet t’u flasim për çfarë do të bëjmë për të mbajtur ritmin e punëve që kemi nisur, çfarë do të bëjmë për punët e gjeneratës së re, për kodimin… jo për Saliun. Ç’u duhet Saliu atyre? Njerëzit nuk na krahasojnë më me Saliun, por me të majtën moderne në vendet perëndimore. Tani steak për ne është më e lartë, se për Saliun mori fund që kur u shpall ‘non grata’. Ne jemi partia që inkurajon hapjen, ata inkurajojnë mbylljen, gjejnë armiqtë e Amerikës dhe thonë: ‘O burra, të futemi në bunker dhe të izolohemi’”, tha Veliaj.

“Njerëzit janë zhgënjyer nga opozita”, Veliaj: Partia Socialiste frymëzim për të rinjtë që shohin nga e ardhmja e jo nga ‘non gratat’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook