Pritën 20 vite për tu ribashkuar, Ben Affleck “lodhet” nga Jennifer Lopez! Nuk do ta besoni arsyjen

Kur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan në një ceremoni në Las Vegas në fillim të këtij muaji, gati 20 vjet pas anulimit të dasmës së tyre të parë, dukej se vërtetonte shprehjen e vjetër se “dashuria e vërtetë ia vlen të pritet”.

Nuk vonoi shumë nga ky moment dhe dyshja organizuan një tjetër dasmë madhështore këtë herë në Gjeorgji. Siq e do tradita, nuk mungoi as muaji i mjaltit në Paris i cili mori një vëmendje të madhe mediatike.

Por, jeta nuk shkon gjithmonë në rrjedhën e festimeve. Pas këtyre, çdokush detyrohet t’i kthehet rutinës, dhe pikërisht ky fakt ka bërë që Jennifer Lopez të “dyshojë” tek dashuria e bashkëshortit.

Sipas një burimi pranë dyshes siç raporton Heatworld, çifti ka filluar të ketë probleme me humorin e aktorit, diçka që po e bën JLo të jetë shumë e pasigurt dhe ajo ka frikë se Affleck po lodhet prej saj.

Pasi çifti i është rikthyer rutinës, duket se magjia është zbehur.

“Lopez është e tmerruar se Beni do të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore”, -deklaroi burimi për Heatworld.

“Ajo ndjen një presion të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë martesë të suksesshme dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur Benin të lumtur dhe të zënë. Ajo nuk dëshiron një divorc.”

Këngëtarja e hitit “Ain’t your mama” thuhet se është në kërkim të aktiviteteve të ndryshme për të bërë me partnerin, si për shembull xhirimet e filmit të dytë pas ‘Gigi’, për t’i mbajtur ata të zënë dhe për të mos humbur magjinë.

Pritën 20 vite për tu ribashkuar, Ben Affleck “lodhet” nga Jennifer Lopez! Nuk do ta besoni arsyjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook