Me objektivin e Darvin Nunjezit sfumuar, Mançester Junajtidi po sheh për alternativa të tjera për të zëvendësuar Edinson Kavanin sezonin e ardhshëm.
Një nga emrat është ish-sulmuesi i Çelsit, Tami Abraham. Sulmuesi i Romës u transferua në Itali verën e shkuar për 34 milionë paund.
Në sezonin e tij të parë më “Olimpico”, produkti i akademisë së Çelsit shënoi 26 gola në 52 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Trajneri Zhoze Murinjo i ka premtuar 24- vjeçarit se do ta lërë të kthehet në Angli kur ai të dëshirojë.
Arena e Lajmit
Loading…