Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm sot në homazhet e kryera në Memorialin e ri per 225 Dëshmorët e Atdheut, pjesë e trupës së Policisë së Shtetit, shprehu mirënjohjen e thellë ndaj të gjithë të rënëve në krye të detyrës.
Bashkia e Tiranës ka dhënë kontributin e saj për ndertimin dhe financimin e kësaj vepre.
“Sot, Bashkia e Tiranës i bashkohet komunitetit të atyre që janë ‘rojet e së mirës’, me këtë kontribut modest të një memoriali dinjitoz, për të pasur një vend për vendosjen e një kurore me lule, në kujtesë të gjithë atyre që veshin uniformën çdo ditë në mëngjes për t’i shërbyer vendit, duke na garantuar të gjithëve sigurinë e përbashkët, por qe kete mision e kanë paguar me çmimin më të shtrenjtë, që është jeta e tyre. Sot jemi duke diskutuar për luftëra që ndodhin diku larg dhe shumë mirë që i vlerësojmë heroizmat e popujve të tjere, por kemi shumë heronj brenda nesh. Kishte ardhur koha për ta pasur këtë memorial. E falënderoj shumë Agim Radën dhe skuadrën e qashkisë që ndihmoi, që këtë vit, 5 Maji të na gjente me këtë hapësirë dinjitoze, që shpresoj të jetë një mënyrë sesi qyteti dëshmon mirënjohjen e tij për sakrificën e të dashurve tuaj,” iu drejtua Veliaj familjarëve të Dëshmorëve të Policisë.
Kryebashkiaku vlerësoi maksimalisht punën e Policisë së Shtetit, falë të cilës, tha ai, sot klasifikohemi si një nga kryeqytetet më të sigurta në Europë.
“Kur dikush vesh uniformën me stemën e Republikës së Shqipërisë, kryen shërbimin më dinjitoz që dikush mund të te ofrohet. E di që çdo punë është e nderuar, por janë disa punë që ndoshta janë punët me delikate, janë ato punët që perballen me frontin e së keqes. Ky qytet është sot një nga kryeqytetet më të sigurta në Europë. E kuptoj që jemi ballkanas, ndoshta kultura jonë që mezi na del fjala e mirë, mezi i themi njëri-tjetrit që jemi krenarë për ta, e vlerësojmë shumë punën dhe mundin e tyre, por unë besoj se ka ardhur koha për të ngritur figurën e policit, zjarrfikësit dhe të ushtarakut. Unë sot dua të bëj pikërisht këtë, t’ju them sa mirënjohës jam për të gjithë ata që veshin uniformën, sa mirënjohës jam për familjet e dëshmorëve të rënë dhe sesi ky gjest dhe ky park memorial shpresoj të jetë jo vetëm një moment dhe një vend nderimi, por edhe një moment reflektimi, sesi ne mund ta bëjmë shoqërinë më të mirë,” vijoi kreu i Bashkisë.
Qeveria Shqiptare ka akorduar statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës” për fëmijët, prindërit e të cilëve dhanë jetën në krye të detyrës, mes të cilëve edhe shumë prej Dëshmorëve të Policisë së Shtetit.
Homazhe te “Nëna Shqipëri” për 5 Majin, Veliaj: Mirënjohës përjetë! Lavdi Dëshmorëve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mori pjesë në ceremoninë përkujtimore organizuar në Varrezat e Dëshmorëve në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.
Ndërkohë që nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale Veliaj shpreh mirënjohje për veprën e të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit dhe për të pasur një Shqipëri më të mirë sot.
“Mirënjohës! Përjetë! 5 Maji – Lavdi Dëshmorëve”, shkruan Veliaj.