Zbulohet identiteti i ukrainasit të arrestuar për sulmin ndaj ushtarëve në Gramsh, ja ku qëndruan tre “turistët”

Ruset E Arrestuar

Detaje të reja kanë zbuluar në lidhje me tre shtetasit e huaj të ndaluar ditën e djeshme në sulmin ndaj ushtarëve në uzinën e armëve në Gramsh.

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar për BalkanWeb emrin e ukrainasit, i identifikuar si Fjodor Mihajlov. Tre personat kanë hyrë në vendin tonë të ndarë.

Bëhet me dije se rusja Svetlana Timofoeva, ka mbërritur në Shqipëri vetëm tre ditë më parë, ndërsa Mihajlov, tre javë më parë.

Gazetarja Lala bën me dije se grupi hetimor ka dyshime se janë të përfshirë në veprimtari spiunazhi.

Është zbuluar edhe se gjatë qëndrimit në vendin tonë, ata kanë qëndruar në Tiranë, në shtëpi me qira ditore.

Zbulohet identiteti i ukrainasit të arrestuar për sulmin ndaj ushtarëve në Gramsh, ja ku qëndruan tre “turistët”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook