Janë sfiduar me Dinamo Zagrebin dhe Sherifin në të kaluarën, cili është kundërshtari i Partizanit në Ligën e Konferencës

Partizani ka mësuar kundërshtarin në turin e parë të Ligës së Konferencës.

SABURTALO

“Demat” do të kenë përballë Saburtalo Tbilisi, skuadër e cila militon në elitën e futbollit të Gjeorgjisë.

Klubi i Saburtalos është krijuar në vitin 1999 në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.

Në palmaresin e saj ajo ka një titull kampion në Gjeorgji, 2 Kupa të Gjeorgjisë dhe 1 Superkupë të Gjeorgjisë.

Në rrugëtimin e saj në Europë, skuadra nga Tbilisi në sezonin 2019/2020, është kualifikuar ndaj Sherifit të Tiraspolit në turin e parë të Champions-it dhe më pas në turin e dytë është eliminuar nga Dinamo Zagreb.

Në turin e tretë të Europa Ligës është eliminuar nga armenët e Araratit.

Në sezonin 2020/2021, Saburtalo është eliminuar nga qipriotët e Apollon Limasolit në turin e parë të Europa Ligës.

Në sezonin që në Gjeorgji është duke u vazhduar, Saburtalo ndodhet në vendin e 5-të me 23 pikë të grumbulluara, ku në 16 ndeshje deri tani kanë koleksionuar 6 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje me një golavarazh 19/16.

– Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

Shorti i Ligës së Konferencës i buzëqesh Laçit, udhëtim i gjatë për Partizanin


Loading…

Janë sfiduar me Dinamo Zagrebin dhe Sherifin në të kaluarën, cili është kundërshtari i Partizanit në Ligën e Konferencës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook