Bërnlej nuk arriti të mbijetonte në Premier Ligë, duke u rrëzuar në Çempionship pas plot 6 sezonesh.
Klubi anglez po mendon që të ngjitet sërish që në vitin e tyre të parë dhe për këtë ka emëruar në krye të skuadrës Vinsent Kompani në rolin e trajnerit.
36-vjeçari ka vendosur që të kthehet në Angli, kësaj radhe me një rol të ri, pasi u largua nga drejtimi i Anderlehtit.
Arena e Lajmit
Loading…