EMRAT/ Sherri në Sarandë, konflikti nisi për parkimin e makinës, ish-kryetari i komunës Vergo me frakturë në kokë

Sarande

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Sarandë, ku Fiqiri Kullai , Pëllumb Ahmeti dhe Sazan Duka janë konfliktuar me sende të forta.

Sipas policisë sherri ka nisur për parkimin ndërsa më pas ka degraduar në përplasje fizike.

Fillimisht janë konfliktuar në lokalin e 26-vjeçarit Pëllumb Ahmeti dhe më pas Pëllumbi dhe Fiqiri Kullai kanë shkuar tek banesa e Sazan Dukës. Ndërkohë Fiqiri Kullai është ish-kryetari i Komunës Vergo, ndërsa Pëllumb Ahmeti është kunati i tij.

Sakaq për shkak se ka pësuar frakturë në kokë, ish-kryetari i Komunës Vergo është nisur privatisht drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Arena e Lajmit

EMRAT/ Sherri në Sarandë, konflikti nisi për parkimin e makinës, ish-kryetari i komunës Vergo me frakturë në kokë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook