Hapja e negociatave me BE-në, Xhaçka: Pritja ishte e gjatë, sot shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti

Olta Xhacka

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar sot në ditën e hapjes zyrare të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Përmes një statusi në faqen e saj në Facebook, ajo shkruan se sot shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti.

“Ditë historike për Shqipërinë! Ka qenë një pritje e gjatë, por dita e sotme legjitimon gjithë punën dhe angazhimit tonë të palodhur. Rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese, por sot shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në procesin e tyre të integrimit në BE”, shkruan Xhaçka.

Hapja e negociatave me BE-në, Xhaçka: Pritja ishte e gjatë, sot shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook