Brazilian Nejmar duket se nuk do të shkëputet nga sporti pasi të varë këpucët në gozhdë. Por nuk do të merret me futbollin, por me pokerin profesionist.
Nejmar është një ambasador i një kompanie dhe një faqeje të njohur pokeri e duket se nga ky bashkëpunim që zgjat prej vitesh, e ka kthyer në një pasion të vërtetë dhe tani merr pjesë rregullisht në turne ndërkombëtarë.
Këtë fundjavë, Nejmar ka qenë në Montekarlo duke marrë pjesë në një etapë në European Poker Tour. Sulmuesi mori pjesë për herë të parë në NL Hold’Em-Unlimited Re-Entry, ku kuota e regjistrimit ishte 25 mijë euro.
Ai e mbylli garën në vendin e 29, mes 74 pjesëmarrësve, ku shumica ishin profesionistë me shumë vite mbi supe në këtë lloj disipline.
Arena e Lajmit