Nis ndërtimi i inkubatorit bujqësor në Belsh, Gjiknuri: Rrit potencialet ekonomike

Whatsapp Image 2022 05 11 At 7.29.33 Pm

Në shtator pritet të hapë dyert në Bashkinë Belsh inkubatori bujqësor, një mundësi e artë për fermerët e zonës. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik për Qarkun Elbasan dhe Kryetari i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani inspektuan punimet për ndërtimin e këtij inkubatori në fshatin Seferan, që bashkë me projektin për zhvillimin e turizmit në Liqenin Marinëz dhe krijimin e shtigjeve turistike, do të çojnë në një tjetër nivel agroturizmin e zonës. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri nënvizoi se ky inkubator bujqësor do të jetë një mundësi shumë e mirë për fermerët për të shitur produktet e tyre.

“Kjo është një risi e mënyrës së kombinimit të bukurive të zonës, agro-kulturës me të gjitha aktivitetet outdoor që mund të zhvillohen në natyrë duke sjellë shumë turistë në këtë zonë të mrekullueshme të Belshit. Do kemi inkubatorin bujqësor që do të jetë një mundësi e mirë për të ekspozuar produktet e zonës. Të gjitha këto janë investime me karakter publik të bëra nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë”, theksoi ai.

Risi për këtë qytet së fundmi janë bërë edhe bujtinat, një shërbim i ri për turistët, të cilat po shtohen gjithnjë e më tepër. Gjiknuri nënvizoi se investime të tilla do të sjellim më shumë turistë dhe më shumë të ardhura për banorët. “Ajo që është e veçantë këtu është krijimi i gjithë kësaj infrastrukture komplekse turistike. Mundësia për të lidhur liqenet e ndryshme të kësaj zone me njëri-tjetrin do ta bëjë paketën turistike të kësaj zone shumë atraktive. Klima është e mirë, terreni është i bukur, i mbjellë me kultura të ndryshme. Do jetë shumë atraktive për turistët dhe do sjellë mundësi të mëdha ekonomike për zonën. Do ketë shumë vizitorë të huaj që mund të stacionohen këtu. Ka një kategori turistësh që pëlqejnë natyrën. Jam i bindur që ky investim do të jetë një gjë e mrekullueshme”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

Kryetari i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani u shpreh se falë këtij projekti do të përfitojë komuniteti i të gjithë zonë. “Në tërësi projekti është shumë i madh, fillon në liqenin e Marinëzit rreth 4 kilometra nga këtu që lidhet me anë të një shtegu turistik që e kemi konceptuar për shëtitje me biçikleta dhe në këmbë. Atje do jetë pjesa e hotelerisë dhe e shërbimit të restoranteve, kamperat, zona e piknikut. Ndërsa në liqenin e Merhojës dhe fshatin Seferan i cili është një nga 100 fshatrat turistikë të Shqipërisë, do ndërtohet inkubatori bujqësor i produkteve, kopshti botanik dhe rekreacioni në liqenin e Merhojës për vizitorët vendas dhe të huaj”, tha Tafani.

Me një pamje tërësisht të re, Belshi ka tashmë një tjetër qasje për vizitorët dhe turistët. Nga një qytet thuajse i panjohur, Belshi është shndërruar në një destinacion turistik ku mund të shijosh panoramën e mrekullueshme natyrore që ofron zona e Dumresë.

Nis ndërtimi i inkubatorit bujqësor në Belsh, Gjiknuri: Rrit potencialet ekonomike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook