Meta pret ambasadorin gjerman: Të angazhuar për të përshpejtuar rrugën europiane

Meta

Presidenti Ilir Meta është takuar me ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf.

Meta shprehet se vizita e Zingraf përkoi me një ditë të shënuar për vendin, me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Statusi:

Një kënaqësi e veçantë të prisja sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf.

Vizita e tij, përkoi me një ditë të shënuar për Shqipërinë, hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Përkrahja dhe mbështetja e Gjermanisë dhe në veçanti e Bundestagut kanë qenë thelbësore në këtë arritje të rëndësishme dhe meritojnë mirënjohje të thellë.

I shpreha Ambasadorit Zingraf vullnetin dhe angazhimin tim të vendosur edhe pas përfundimit të mandatit si President i Republikës, për të përshpejtuar rrugën europiane dhe për forcimin e parreshtur të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona.

Meta pret ambasadorin gjerman: Të angazhuar për të përshpejtuar rrugën europiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook