Fabio Mireti ishte surpriza e Masimiliano Alegrit dje nga minuta e parë kundër Venecias, me mesfushorin e ri, i cili tregon se nuk ka frikë të marrë edhe më shumë përgjegjësi:
“Për mua ishte një emocion i papërshkrueshëm të luaja titullar, por shpresoj që të kem më shumë mundësi. Madje, provova që të kërkoja edhe ndonjë goditje drejt portës për një gol në debutim, por ndoshta do të kem sërish shanse.
Cilësitë e mia? Jam një mesfushor që më pëlqen të luaj në sulm.
Frymëzohem nga De Bryjne, por ndërkohë po studioj Lokatelin. Madje, nëse Alegri do, di ta bëjë shumë mirë edhe rolin ‘alla Pirlo’”.
Arena e Lajmit