Arrestimi i vrasësit të 33-vjeçarit në Elbasan, pas shumë kërkimesh gjendet arma e krimit

Img 20220823 Wa0004

Policia pas shumë kërkimesh, gjen në lumin Shkumbin, armën e zjarrit pistoletë, me të cilën dyshohet se u vra 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Gjatë mbrëmjes së djeshme u vu në pranga autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, Horgito Peqini, dhe bashkëpunëtori i tij, Klaudjan Sallufi. Mësohet se arma e krimit ishte hedhur në shtratin e lumit Shkumbin.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes, si dhe në bazë të provave të grumbulluara nga puna e mirëfilltë hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së datës 17 gusht, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 33-vjeçari M. U.

Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i kontrolleve të shumta të zhvilluara nga Policia e Elbasanit, si dhe i negocimeve me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e shtetasve H. P., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vrarë, për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin M. U., mbrëmjen e datës 17.08.2022.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me një krehër me 6 fishekë në të, të cilat u gjetën pas kërkimeve intensive nga ana e shërbimeve, në shtratin e lumit Shkumbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arrestimi i vrasësit të 33-vjeçarit në Elbasan, pas shumë kërkimesh gjendet arma e krimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook