Ka bërë histori si reper, tani Drake i fokusuar në kinematografi! Artisti shkëlqen në premierën e filmit “Amsterdam” që bashkoi shumë yje

Ai është një nga meshkujt më simpatik të Hollywood dhe na e risolli këtë në vëmendje edhe së fundmi.

Drake mori pjesë në premierën e ‘Amsterdam’ në New York të dielën në mbrëmje. Super ylli 35-vjeçar u kthye në një nga protagonistët e mbrëmjes me një veshje tejet elegante, ndërsa pozoi për disa foto përpara se të bashkohej me të ftuarit e tjerë të eventit. Filmi dramatik, i cili përmban një kast me emra të njohur të kinematografisë e jo vetëm, do të shfaqet premierë më 7 tetor.

Drake kishte veshur një xhaketë chic ngjyrë vjollce prej kadifeje, me një këmishë të  bardhë me kopsa. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham, kishte veshur gjithashtu pantallona dhe këpucë të zeza.

Flokët, me të cilë luan shpesh, i kishte kapur dy gërsheta të vogla teksa mbante edhe dy vathë.


LEXO EDHE: Çfarë na thotë astrologjia për Drake: Gjithçka që kanë ‘shkruar’ yjet për reperin


Xhirimet për ‘Amsterdam’ filluan në vitin 2020, kur Christian Bale iu bashkua për herë të parë projektit. Margot Robbie dhe Michael B. Jordan u tha se ishin në bisedime për t’u paraqitur në projekt atë shkurt, megjithëse ky i fundit u zëvendësua nga John David Washington.

Disa emra të tjerë, duke përfshirë Mike Myers, Taylor Swift dhe Robert De Niro, iu bashkuan projektit vitin e kaluar. ‘Amsterdam’, për të cilin Drake është producent ekzekutiv, u drejtua nga David O. Russell, i cili gjithashtu shkroi skenarin e tij. Filmi, i cili zhvillohet në vitet 1930, përqendrohet në një treshe miqsh që bëhen të dyshuarit kryesorë në një hetim për vrasje.

Pjesa më e madhe e prodhimit fizik të filmit u zhvillua gjatë gjysmës së parë të vitit të kaluar, me Los Angeles si lokacioni kryesor i xhirimeve. Një person i brendshëm foli kohët e fundit për ‘Page Six’ për prodhimin e filmit dhe u shpreh se Russell dhe Bale punuan në historinë e tij për më shumë se gjysmë dekade. “Për gjashtë vjet ata u takuan për të diskutuar gjëra interesante të historisë dhe se si ato mund të formoheshin në personazhe,” thanë ata.

Burimi më pas vuri në dukje se dyshja dolën me shumë ide për t’i përfshirë në një skenar të vetëm. “Ata shkruan aq shumë sa Christian ka ende kabinete plot me versione të ndryshme të skenarit,” thanë ata. ‘Amsterdam’ fillimisht ishte vendosur të dilte më 4 nëntor, megjithëse data e debutimit të tij më vonë u shty deri në 7 tetor.

Drake është gjithashtu producent ekzekutiv edhe i serialit hit të HBO “Euphoria” që ka thyer rekorde. Mesa duket pjesën tjetër të jetës Drake do ia dedikoi Hollywood ku po tenton të përsërisë suksesin si në rap.

Ka bërë histori si reper, tani Drake i fokusuar në kinematografi! Artisti shkëlqen në premierën e filmit “Amsterdam” që bashkoi shumë yje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook